‘The New York Times’ shkruan për kosovarët që planifikonin sulm në Gjermani
Qendra tregtare në Oberndausen, është në perëndim të Rhine Westphalia të Gjermanisë, transmeton lajmi.net.
Vëllezërit nga Kosova 28 dhe 31 vjeçar u arrestuan në Duisburg nga policia gjermane.
Edhe gazeta “The New York Times” bën të ditur se nuk është ende e qartë nëse ky sulm ka lidhje me sulmin e së hënës në tregun e Krishtlindjeve në Berlin ku mbetën të vdekur 12 persona.
Emrat e dy vëllezërve kosovarë ende nuk janë bërë të ditur, ndërkaq pritet edhe për detaje tjera rreth tyre. /Lajmi.net/

