Thellohet bashkëpunimi midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në sferën e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
Këshilltari politik në Qeverinë e Kosovës njëherit edhe koordinator I Partisë së Fatmir Limajt, NISMA, Kastriot Sylejmani ka zhvilluar një takim pune me Betim Lamallari në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë Veriore informon Faktiditor. Ch. Me këtë rast është diskutuar për tema me rëndësi dhe për bashkëpunimin ndërmjet dy qeverive në të ardhmen më këtë sferë.
Ndryshe Kastriot Sylejmani për një kohë ka ushtruar profesionin e gazetarit në televizionin Kohavision (KTV)
Ish gazetari pas inkuadrimit në jetën politike pati thënë se ka zgjedhur Nismën pasi vlerëson se kjo parti po jep shembull se si qeverisët si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal.