Therja e kurbaneve për Bajram krijon lumenj gjaku nëpër rrugët e Dhakas (Foto)
Sakrifikimi i kafshëve si pjesë e festes islamike të Kurban Bajramit është kombinuar me shi në Dhaka për të formuar lumenj gjaku në rrugët e kryeqytetit të Bangladeshit.
Drenazhi i dobët në qytet i bën vërshimet një fakt të rregullt në jetën në Dhaka, transmeton Express.
Por, ky problem rrallë herë ilustrohet aq gjallërisht sikur që u ilustrua të martën, pasi mijëra dele, dhi dhe lopë u theren.
Njëri nga dy ngjarjet më të shenjta në kalendarin mysliman, Kurban Bajrami shënon gatishmërinë e profetit Abraham për të sakrifikuar të birin e vet me kërkesë të Zotit./Express/