Thirrje për bashkëpunim të partive jashtë parlamentare Shqiptare

178

Kryesia e Shoqatës e të Burgosurve dhe e të Dëmtuarve Politikë Shqiptarë në mbledhjen e saj të mbajtur në Shkup më 08.10 2016, vendosi të u bëjë thirje të gjitha partive opozitare jashtëparlamentare shqiptare që ti përgjigjen kërkesës së Shoqatë për një takim me Kryetarët e partive ose me zëvendësit e tyre me qëllim të komunikimit, bashkëpunimit  dhe unifikim të votës opozitare jashtëparlamentare të shqiptarëve.

“Duke u nisur nga imperative i kohës për unifikim të Opozitës jashtëparlamentare shqiptare, si dhe nga kërkesa e anëtarësisë së Shoqatës së të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë Shqiptarë, Kryesia e Shoqatës në mbledhjen e saj të mbajtur në Shkup në 08.10 2016 mori  vendim: U bëhet thirje të gjitha partive opozitare jashtëparlamentare shqiptare që ti përgjigjen kërkesës së Shoqatë për një takim me Kryetarët e partive ose me zëvendësit e tyre me qëllim të komunikimit, bashkëpunimit  dhe unifikim të votes opozitare jashtëparlamentare të shqiptarëve.

Me sistemin akzistues zgjedhor (të Dontit), të gjitha ato parti që nuk do të arrinin të fitojnë numër të nevojshëm të votave për të zgjedhur një deputet, votat e atyre partive do t’u shkojnë partive më të mëdha. Votat e DR dhe TË  RDK të shkuara për dhjam qeni në zgjedhjet e vitit 2011 kur me 28000 vota DR nuk nxori asnjë deputet dhe RDK, e cila me mbi 30.000 vota nxori vetëm dy deputetë duhet të jenë vërejtje për të gjitha partite opozitare jashtëparlamentare shqiptare. Për shkak të mosbashkëpunimit, opozita e atëhershme i humbi pesë deputetë.

Takimi do të duhej të mbahet në Shkup nga data 09-15.10.2016. Vendi dhe koha do të caktohet sipas marrëveshjes.

Në takim do të prezentohet një ofertë, e cila kohë më pare është diskutuar me përfaqësuesit e BESA dhe LRPDSH . Oferta është e logjikshme, praktike dhe bashkëkohore. Njëkohësisht do ta demonstrojë forcën e vërtetë të shqiptarëve. Në rast se edhe kësaj radhe nuk do të lidheshim bashkë, atëherë do të na varin veç e veç, në rast se jo pushteti aktual, atëherë këte do ta bënin  brezat e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Shoqatës e të Burgosurve dhe e të Dëmtuarve Politikë Shqiptarë.

Comments