Thirrje për konkurim: Çmimi gazetarisë për storien më të mirë mbi varfërinë 2016

400
fresco

midle
20141125090529265646

Ekipi i Agjencive të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) kanë kënaqësinë të paraqesin edicionin e njëmbëdhjetë për storien më të mirë të gazetarisë mbi varfërinë 2016 në Kosovë.

 

Konkursi është i hapur për të gjithë gazetarët që janë banorë të Kosovës.  Fituesit e storieve më të mira do të shpërblehen me një çmim prej nga 1.000,00 € (një mijë euro) për të pesë kategoritë:

  1. Video storja më e mirë (TV, ueb-TV, video etc.)
  2. Audio storja më e mirë (radio, ueb- Radio, etc.)
  3. Teksti më i mirë (nga gazeta/magazina publikuar in Kosovo, apo onllajn/portal me foto, por pa video apo audio)
  4. Storja më e mirë në medie onllajn/portale (me multimedia tekst dhe/apo video dhe/apo audio, etc)
  5. Fotografia më e mire (e publikuar në Kosova dhe që portretizon storjen në Kosovë)

Të gjitha storiet fituese do të ri-botohen në ueb-faqet e UNKT-së dhe organizatave tjera të OKB-së.

Aplikimed duhe të dërgohen në formë elektronike në adresën unkt.ks@one.un.org deri më 7 tetor, 2016 në ora 17:00 me subjektin, i cili tregon kategorinë e aplikimit:

P.sh. “Subject: JPP2016 / Kategoria 5. Fotografia më e mirë”

Për më shumë informacion, kategoritë dhe kushtet për aplikim, informatat mund t’i gjeni në Termat e Referencës që janë në dispozicion në formë elektronike në vegzat e dhëna më poshtë:

Vegza për Termat e references në gjuhën shqipe

Shkarko  fomularin e aplikimit në gjuhën shqipe

Comments