Thirrje urgjente për qeverisje të re

189
screenshot_1

Pas dështimit të mandatarit Nikolla Gruevski për ta formuar qeverinë e re maqedonase, përfaqësues të Bashkimit Evropian i kanë bërë thirrje urgjente presidentit, Gjorgj Ivanov, që ta gjejë sa më parë një lider për t’ia kaluar mandatin qeverisës. Ndërkohë, edhe Ambasada amerikane në Maqedoni gjatë ditës së djeshme u ka bërë thirrje partive politike që të dakordohen sa më shpejt për ta gjetur një zgjidhje për koalicion, shkruan sot, gazeta Zeri.

E përderisa Zoran Zaev, lideri i partisë së dytë më të madhe, LSDM-së, është shprehur optimist se mandatin tash e tutje do ta marrë ai, vetë Ivanov ka deklaruar se është duke e pritur qëndrimin e Kuvendit për ta vazhduar punën lidhur me këtë çështje.

Kurse, njohës të çështjeve kushtetuese e politike në Maqedoni kanë thënë për “Zërin” se presidenti duhet t’ia dorëzojë mandatin LSDM-së, si partia e dytë më e madhe për nga numri i deputetëve. Por, ata nuk kanë përjashtuar as mundësinë që Ivanov të japë dorëheqje gjatë kësaj situate ose edhe ta mandatojë një kandidat tjetër nga VMRO-DPMNE-ja.

Kocijançiq kërkon sa më parë krijimin e qeverisë

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, ka kërkuar nga presidenti i Maqedonisë, Gjorgj Ivanov, që ta caktojë sa më parë një person për krijimin e qeverisë së re. “E dini se vendi nuk ka kohë për të humbur dhe në këtë pikëpamje presim që presidenti, sipas Kushtetutës, të realizojë konsultim urgjent, të hapur me forcat politike në vend dhe shpejt ta caktojë një lider për formim të qeverisë”, ka deklaruar Kocijançiq, e cila tha se BE-ja kërkon një qeveri stabile dhe me përfshirje të gjerë.

Comments