Thurrjet antishqiptare në ndeshjen Pobeda–Shkëndija, Federata merr vendim

160
fresco

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka vendosur të dënojë Klubin e Futbollit Pobeda që të mos luajë katër ndeshje në shtëpi për shkak ndodhive në ndeshjen kundër Shkëndijës së Haraçinës, transmeton Portalb.mk.

“1FK Pobeda AD dënohet me një ndalim prej katër ndeshjesh për të luajtur ndeshje në shtëpi pa praninë e publikut dhe një gjobë prej 3,000 eurosh për brohoritje fyese në nivel kombëtar, shfaqjen e banderolave me përmbajtje fyese, si dhe për dëmtimin e xhamit të dhomës së zhveshjes së ekipit mysafir dhe rrezikimin e sigurisë së lojtarëve mysafirë në ndeshjen Pobeda AD – Shkëndija 77 Haraçina”, raportoi Federata për vendimin e Komitetit Disiplinor.

Shkëndija e Haraçinës luajti më 1 nëntor si mysafir i Pobedës, duke fituar me rezultatin 0-1. Sfida ishte e vlefshme për javën e 10-të të kategorisë së dytë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa thirrjet skandaloze u regjistruan nga tifozët e Pobedës.

“Majmunët” quhet tifo-grupi, që në Prilep thërriste: “Dhoma gazi për shqiptarët”. Ata janë të njohur për racizmin ndaj shqiptarëve, pasi edhe kur Kombëtarja e Shqipërisë ka luajtur në Maqedoninë e Veriut kanë qenë të pranishëm me të njëjtat thirrje.

Comments