T’i braktisim armët

266

13095911_10154786229909348_4504956497971949121_n-1-300x300

Urim SALIHU
Jetojmë në një qytet të vogël ku secili thuajse njihemi për të mirë ose për të keq me njëri-tjetrin.Shumë prej nesh jemi të lidhur miqësisht dhe familjarisht.Cdo gjë që ndodhë nga ceremonitë,ahengjet, por edhe grindjet, problemet dhe në fund edhe vrasjet ne i marrim vesht menjëherë.Ndodhë t’i kemi njohur edhe dorasin edhe viktimën.Në një qytet të vogël dhe me mentalitetin e përfoljes për njëri-tjetrin gjërat merren vesht.Merren vesht edhe historitë më të fshehta.Kjo na bën të ndjejmë keqardhje kur ndodhin raste tragjike.
Cdo vrasje në Tetovën tonë n’a trondit për shkakun e vetëm sepse të gjithë në fund janë humbës.Më trondit sepse ikjet e njerëzve lënë zbrazëtira që asgjë në botë nuk i mbush më dot .Lënë fëmijë jetim që do rriten me pengun e dashurisë për prindërit e tyre që nuk janë më dhe fëmijët e tjerë që në një mënyrë tjetër poashtu do rriten të braktisur sepse baballarët e tyre do dergjen burgjeve.Lënë hakmarrjen, dëshpërimin e thellë, dhimbjen.Kush është fituesi këtu? Askush.

Ka gjithmonë një zgjidhje për cdo gjë,por jo arma .Ajo është e ftohtë .Pambarimisht cdo jetë që merr ajo, nuk harrohet.Vitet nuk e mundin dot hakmarrjen më pas.Vrasjet që nisin nuk ndalën më dhe kjo është frika se shoqëria në vend që të duan njëri-tjetrin , bëhen armiq deri aty sa nuk ka fund hakmarrja.Jetërat janë të shtrenjta, janë të përkohshme dhe vetëm njëherë e kemi shansin ta shijojmë atë.T’a lëmë Zoti të na merr ato dhe jo ne t’i marrim jetën dikujt .Të gjithë në fund janë të dëshpëruar, zemërvrarë.Cdo vrasje që ndodhe në Tetovën time dhe tuajën është e rëndë për t’u pranuar kushdoqoftë motivi, sërish ka gjithmonë një zgjidhje.Arma e mallkuar është një zgjidhje e kobshme që na bën të vuajmë të gjithëve.Ajo vret dhe le hakmarrje pambarimisht .Më pas pendesa është e kotë.Ne duhet të gjithë të braktisim armët që shuajnë jetë njerëzish dhe lënë fëmijë të braktisur që edhe ashtu mezi rriten plor varfëri dhe trishtim.Nuk duhet t’i bëjmë të vuajmë të shtrenjtit tanë, nuk duhet që t’i përlotim prindërit, familjarët, të bëjmë të zezë edhe jetën e tyre ose më saktë ti mbyllim përgjithmonë dyert e lumturive të tyre.
Duhet t’i hedhim armët, këto vrasëse mizore, sepse ato gjithmonë janë të kobshme.
Pavarësisht se në jetë edhe gabojmë, ka gjithmonë një zgjidhje, por jo te arma.Ajo është e mallkuar.Ka lënë shumë fëmijë jetim , ka shuar shumë jetë, ka trishtuar deri në pafundësi familje.T’i hudhim armet!

Comments