T’i japim jetë Diorit dhe zemrës së tij

299
fresco

crop

Urim SALIHU

Diori është vetëm nëntë vjet.Në vend që të luajë lojën e fluturimit në qiell atje diku në oborrin e tij që nuk ekziston, ai qëndron brenda mureve në një shtrat që po ia vret jetën secilën ditë.Dicka nuk e le të ritet, nuk e zgjon si fëmijët tjerë.Dicka ia vjedhë ditët: varfëria, sëmundja, tmerri.Matanë është një nënë e varfër që e sheh secilën ditë se si Diori fundoset dhe nuk mund të bëjë asgjë.Ajo qan pandërprerë , në secilin cast të jetës së saj.Babai ka kohë që nuk dihet ku është.
Diori është në betejën midis jetës së jashtëzakonshme dhe vdekjes po të jashtëzakonshme.
Në shtratin e vogël që ka përmasat e madhësisë së tij, e një fëmije, vriten secilën ditë ëndrrat që nuk janë njësoj si fëmijët tjerë.Nuk ka as lodra, ka mure të plasaritura dhe një vajtim që cdo ditë rritet.Zëri i një nëne të dëshpëruar që thërret me gjithë forcën e shpirtit të saj, kërkon një ndihmë që duket se nuk troket në zemrat e atyre që duhet ta ndihmojnë, ta shpëtojnë shpirtin e saj të vogël.
Më pas ajo shkon në oborrin e një xhamie cdo ditë , atje në atë stacion shpëtimi nëse njerëzit do ti japin dicka sa për të të jetuar edhe një ditë mizore.Cilin të mbajë më parë në jetë, Diorin e sëmurë që harxhohet secilën ditë, vajzën e rritur dhe të shkatërruar nga mungesat apo të ushqejë vetveten. Nuk ka zë më të trishtë se ai i një nëne që del në publik dhe dëshpërueshëm kërkon një ndihmë.Kërkon të shpëtojë Diorin e saj .Kërkon ti jep jetë.Kërkon që zemra e tij të shërrohet.Të nisë rritmet normale dhe ai të vazhdojë të rritet.Ta ndihmojmë me gjithë forcën e humanitetit dhe shpirtit Diorin, zemrën e tij të sëmurë dhe ritmet e jetës së tij që nuk guxojnë të ndalen në nëntë vite ekzistence.Ne duhet ti japim jetë Diorit dhe zemrës së tij që duhet të nisë me pulse tjera jetën që ka përpara./Faktiditor/.

 

midle

Të gjithë personat e vullnetit të mirë, që mund ta ndihmoni Diorin e vogël të shërohet dhe të luajë me moshatarët e tij, mund ta ndihmoni duke kontaktuar familjen Agushi: 044-846-155

Për më shumë shikojeni videon:

Comments