Tifozat Kuq e Zi kundër FSHF-së në lidhje me biletat: Reagimi do jetë i ashpër dhe i pandalshëm!

111
fresco

Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon t’i “shkel” Tifozat Kuq e Zi në lidhje me biletat për ndeshjet e kualifikimeve në Kupën e Botës 2026.

FSHF-ja ka vendosur që biletat për ndeshjen ndaj Serbisë të shiten në formë të shortit, duke dëmtuar tifogrupet, shkruan Indeksonline

Përveç kësaj, FSHF-ja sot doli me një njoftim të ri në lidhje me këto bileta.

midle

Dhe për këtë arsye, Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet sociale, duke treguar se do ketë ashpërsi dhe reagime të pandalshme për këtë padrejtësi.

“Kur je pjesë e Tifozëve të Kombëtares, fiton “shortin” pa short. Kur je TKZ, të përjashtojnë në emër të “gjithëpërfshirjes”. Mashtrimi ka emër: Federata Shqiptare e Futbollit.

“Reagimi ndaj kësaj padrejtësie nuk do mbetet një zemërim i shtypur, do jetë i ashpër dhe i pandalshëm”, shkruhet në reagimin e tifozëve

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë zhvillohet më shtatë qershor të këtij viti në stadiumin “Air Albania”./Indeksonline/

Comments