Tifozët e Arsenalit ‘bombardojnë’ yllin e ekipit pas humbjes nga Bayern Munich (FOTO)

221
fresco
Tifozët e Arsenalit ‘bombardojnë’ yllin e ekipit pas humbjes nga Bayern Munich (FOTO)

Tifozët e Arsenalit ishin të pakënaqur me një yll të ekipit për lojën e tij në disfatën e thellë nga Bayern Munich.
Tifozët e Arsenalit e kanë identifikuar mesfushorin Mesut Ozil si futbollistin më të dobët të ekipit në humbjen nga Bayern Munich me rezultat 5:1 në duelin e Ligës së Kampionëve.

Tifozët e “Gunners” e kanë kritikuar ashpër gjermanin në rrjetet sociale, shkruajnë mediat britanike.

Ozil është duke u kritikuar ashpër për faktin se sërish nuk shfaqi kualitetet e tij në një ndeshje të rëndësishme.

Po ashtu, ai fajësohet se nuk kontribuoi sa duhet në fazën defanzive, por nuk ishte efikas as në atë sulmuese.

Comments