Tifozët e Milanit e vërshëllejnë, por Montella i befason me deklaratën e tij

213

“San Siro” vërshëllen, Vincenzo Montella i pranon kritikat, por nuk ka dyshime. “Gota” e Milan është gjysmë plot, edhe pas barazimit 0-0 me Torinon, që faktikisht lë një shije të hidhur.

“Publiku e ka detyrë të presë fitoren dhe ta kërkojë atë, mbi të gjitha në shtëpi dhe unë i pranoj vërshëllimat, por skuadra luajti mirë”, ka deklaruar trajneri kuqezi për mikrofonët e “Premium Sport”.

“Djemtë në fushë kanë dhënë gjithçka dhe meritonim të fitonim. Për fat të keq në këtë moment nuk po shkojnë gjërat si duhet dhe kjo nuk ishte një e diel e bukur për tifozët. Megjithatë po përmirësohemi në mënyrën e të luajturit dhe në fazën mbrojtëse”, deklaroi Montella.

Comments