
Fillimisht u duk sikur Ronaldo nuk i mungonte Real Madridit, por tashmë portugezi ka lënë një hapësirë të madhe.
Këtë e kanë kuptuar jo vetëm drejtuesit por edhe tifozët madrilenë që sot kanë bërë befasinë e madhe në “Santiago Bernabeu”.

Kjo pasi 78 mijë tifozëve të pranishëm në derbin e Madridit e thirren emrin e portugezit “Ronaldo…Ronaldo…Ronaldo”.
Pas shtatë javësh Reali i ka shënuar vetëm 12 gola në La Liga, dhe mungesa e Ronaldos, i cili për nëntë vite ka qenë golashënuesi kryesor i madrilenëve, është evidente.