Tifozët lënë në lloq Milanin, ja sa bileta vjetore ka shitur klubi (FOTO)

142

Moebel THEMA

Gjiganti italian përveç rezultateve zhgënjyese viteve të fundit, ka humbur edhe besimin e tifozëve.

Vetëm 12.767 bileta vjetore ka arritur t’i shesë Milani për edicionin 2016/17.Ky është numri më i ulët që ‘Rossonerët’ kanë shitur në epokën e presidentit Silvio Berlusconi.

Sipas një analize të bërë nga Gazzetta dello Sport, në dhjetë vitet e fundit shitja e biletave vjetore të Milanit ka rënë për 65.8 % dhe sivjet ka shënuar shifrën më të ulët që nga stinori 1981/82, kur kishte shitur vetëm 12.000 bileta.
Ndërrimi i shpeshtë i trajnerëve, niveli i ulët i lojtarëve që ka ekipi si dhe mungesa e ndeshjeve në Evropë, janë disa nga indikatorët që tifozët i kanë kthyer shpinën klubit.

Kujtojmë se Berlusconi është në bisedime me biznesmenë kinezë për të shitur aksionet e klubit, të cilët kanë premtuar që do ta kthejnë Milanin në nivelet më të larta të futbollit italian.

​Tifozët lënë në lloq Milanin, ja sa bileta vjetore ka shitur klubi

Comments