Tigrat e zi- ishin tmerri i ushtrisë serbe .Ferid Berisha(Komandant Shkupi) – rrëfen momente të lavdishme si pjesëtar i kësaj njësie elitare

2,415

Urim Salihu-Faktiditor.ch

Njësia elitare e quajtur Tigrat e Zi ka qenë më e përgatitura në konfliktin e Kosovës, me njerëz të trajnuar mirë, me moral të lartë luftarak dhe profesionalistë dhe shumë të guximshëm në aksionet luftarake.Kjo njësi ka funksionuar në luftimet më të ashpra me forcat pushtuese serbe në Kosovë në vitin 1999 duke zbrapsur ato dhe duke mos lejuar që të depërtojnë në zona ku do rrezikoheshin civilët që nuk janë kursyer në atë luftë.Ka shumë personazhë që i njohim që kanë qenë pjesë e kësaj njësie elitare shumë të shpejtë që ka qenë një pararojë kundër ushtrisë serbe .Por nuk kanë munguar edhe shumë shqiptarë nga zona të ndryshme si dhe nga vendet tjera shqiptare që i ishin përgjigjur thirrjes për lirinë e Kosovës.Njëri ndër këta personazhë është edhe Komandant Shkupi që ka qenë pikërisht pjesë e skuadrës elitare Tigrat e Zi.Ai shprehet se të gjithë luftëtarët në Kosovë kanë dhënë cdo gjë nga vetja e tyre për të shporrë forcat serbe nga ajo Tokë.Secili ka meritat në një mënyrë ose tjetër.Ai tregon se si ka qenë në fillim kjo njësi speciale dhe si është bërë më vonë.Pse propaganda serbe mundohej të shpërfaqte në opinion se ushtria shqiptare ishte në krizë dhe pse u shfaqën me video Tigrat e zinj.Sa luajti rol ajo video në ngritjen e moralit të ushtarëve që edhe ashtu ishte i lartë me njerëz kombëtarë që nuk kursyen asgjë për lirinë e Kosovës së tyre.
Ferid Berisha thotë se Njësia speciale ishte e vecantë në luftën guerile .Ai përkujton ditën e parë në Kosovë më saktë në Drenicë.Ka parë cdo gjë të djegur , ka parë tmerrin që kishte bërë ushtria serbe dhe duhej ndalur kjo masakër .

Berisha thotë se në fillim cdo gjë ka qenë e vështirë .Ka patur mungesë të armatimit dhe mungesë të përvojës luftarake për shkak se shumë prej pjesëtarëve kanë qenë të rinj.Por më pas në koordinim me njerëz që kanë patur përvojë luftarake e kanë përgatitur këtë njësi të specializuar duke e shndërruar atë në njësi me veprime të jashtëzakonshme në betejat e ashpra me një ushtri të fortë në atë kohë që ishte ajo serbe. Lufta mori kahje tjetër me këta ushtarë shqiptarë që kishin moral të lartë ushtarak .
Komandant Shkupi tregon edhe për video incizimin ku shfaqet njësia speciale Tigrat e Zi.Ai ka ndikuar shumë pozitivisht në moralin e ushtarëve dhe vazhdimin e luftës për shkak se propaganda serbo-sllave hapte lajme se ushtria shqiptare është në zhbërje.Shfaqja e një videoje të tillë ka treguar se jo që kjo propagandë nuk është e vërtetë, por e kundërta e saj.Aty janë shfaqur luftëtarë shqiptarë që ishin të gatshëm të jepnin cdo gjë vetëm për lirinë e shtrenjtë të Kosovës.Atë liri për të cilat më meritorë janë dëshmorët, invalidët e luftës dhe cdo ushtarë që ka dhënë kontribut të cmueshëm në atë luftë të ashpër për pavarësi./Faktiditor.ch/

Më poshtë mund të ndiqni edhe një emision të Tribuna Channel për këtë njësit special Tigrat e Zi.



Comments