Time Kadrijaj: Sot pamë një Albin Kurt “të urtë e të butë”, por pa vota për qeveri

105
fresco

“Përrallave të LVV-së per formimin e qeverisë sot u erdhi fundi”. Kështu ka filluar fjalën e saj deputetja e AAK-së Time Kadrijaj pas seancës së Kuvendit.

Kadrijaj, ka reaguar me ironi pas seancës së Kuvendit, ku dështoi votimi për formimin e qeverisë së re nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kadrijaj tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për të formuar “qeverinë Kurti 3”, ndërsa shtoi se e vetmja gjë pozitive që u pa në seancë ishte “një Albin i urtë e i butë”.

“Albin Kurti nuk i ka votat dhe nuk u votua qeveria ‘Kurti 3’. E mira që keni mujt me pa sot është një Albin të urtë, të butë, të përkushtuar dhe në vend të planit qeverisës ai ka folur për punët që i ka bërë,” tha Kadrijaj.

Sipas saj, dështimi i Vetëvendosjes për të krijuar shumicën e re tregon se mandati i Kurtit si kryeministër ka arritur në fund, ndërsa vendi po afrohet gjithnjë e më shumë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Comments