Tirana, kryeqyteti i vetëm në Evropë që ka ende Stalinin dhe Leninin, të vendosur në mes të Bulevardit kryesor

643

Kush ka jetuar para rrëzimit të komunizmit në Shqipëri, mban mend shumë mirë se në qender të Tiranës ishin vendosur shtatoret e diktatorëve rus Leninit dhe Stalinit. Epo edhe pse jemi në vitin 2018, Lenini dhe Stalini janë sërish në qendër të Tiranës.

Pas revolucionit demokratik, shtatoret e tyre janë spostuar, por nuk janë hequr.

Ata ndodhen në bulevardin Dëshmorët e Kombit, pas Galerisë Kombëtare të Arteve. Në krah të lulishtes së re që po ndërton Lali Eri.

Kush kalon në Bulevardin kryesor të Tiranës, kthen kokën nga Reja, do të shikojë qartë shtatoren e Leninit dhe Stalinit.

Stalini që tregon me dorë përpara, para viteve 1991, ishte i vendosur të ish-Kombinatit të Tekstileve që mbante emrin e tij në Tiranë. Ndërsa Lenini dhe Stalini i veshur ushtarak pak më tej, ironikisht kanë qenë vetëm pak metra më larg këtij vendi ku ndodhen sot. Ata qëndronin përballë njëri – tjetrit në dy anët e bulevardit, para Galerisë së Arteve.

Shpërthimi kundër komunizmit në vitin 1991, bëri që këto dy shtatore të shkuleshin, pasi ishin të komunizmit dhe nuk kishin asnjë rëndësi për Shqipërisë, përveç se ishin kujtime që historisë më të errët në Shqipëri.

Por prej kohësh ata janë janë sërish në qender të Tiranës dhe nuk dihet arsyeja.

Shqipëria, vendi që synon të futet brenda Evropës dhe aleate e fortë me SHBA-në, mban në qendër të kryeqytetit statujat e Leninit dhe Stalinit.

Comments