Tirana-Kukësi, aty ku humbja është e papranueshme

513
fresco

Tirana u rikthye në Superiore pas atij viti në purgator me synimin për të qëndruar në zona të larta të renditjes, por shumë probleme ndikuan në paraqitjet e skuadrës bardheblu aq sa trajneri Ze Maria u largua duke u zëvendësuar nga Ardian Mema.Pavarësisht lojës, e cila për hir të së vërtetës nuk ka qenë për t’u flakur tej, rezultatet nuk kanë ardhur. Një situatë që pikë së pari ka ndikuar drejtpërdrejtë në moralin e trajnerit aktual aq sa menjëherë pas humbjes së pamerituar ndaj Teutës, Mema për pak sa nuk “hodhi peshqirin”.Në këtë mënyrë përballja me Kukësin merr përmasa mjaft të rëndësishme për 24 herë kampionët e Shqipërisë. Fjala “gabim” nuk duhet të bëj më pjesë në fjalorin e klubit nga kryeqyteti, situata në klasifikim është kritike, sigurisht ka ende 25 ndeshje deri në fund, por koha nuk duhet të shihet si një armë në favor.Nuk është se janë në kulmin e lumturisë edhe tek Kukësi, përkundrazi. Disfata e 3-të në 11 ndeshje nuk është ajo çfarë drejtuesit dhe trajneri Cungu prisnin nga ky sezon, ku në letër duhet të ishin dominues por veprat thonë të kundërtën.Nëse objektivi madhor i titullit kampion duhet të vijojë të qëndrojë “në këmbë”, atëherë blutë e kanë të domosdoshme fitoren në “Selman Stërmasi”. Nuk do të jetë e thjeshtë për asnjërën prej skuadrave, megjithatë hapësira për të gabuar është ngushtuar shumë, gati gati nuk ekziston fare.

Comments