Tirana zhvillon homazhe për Astrit Deharin

92

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, ndezën qirinj dhe vendosen lule pra fotografisë së Astrit Deharit, i cili humbi jetën në burgun e Prizrenit.

Këshilltari politik i Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, tha se ngjarja është tregues i shtetit që prodhon terror, ndërsa apeloi për zbardhje të ngjarjes.

Moebel THEMA

“Ishte një nga aktivistët më të cilësuar të Vetëvendosjes.Si zakonisht një shtet që prodhonterror duhet patjetër që me mendjen e vetë të dëmtojë logjistikën e Vetëvendosjes.

Në fund të fundit nuk e dëmtojnë dot VV, por vranë, burgosën, paraburgosën një pjesë të ndërgjegjes qytetare dhe kombëtare. Një nga ata njerëz që i ke zili për qëndrueshmërinë, tha Elvis Hoxha për Ora News.

Vetëvrasje apo vrasje, për Hoxhën nuk ka rëndësi. Ngjarja e ndodhur në burg tha ai është tregues i shtetit që prodhon terror. Vetëvendosje do të kërkojë drejtësi për aktivistin Dehari.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Astrit Dehari, u nda nga jeta dy ditë më parë në burgun e Prizrenit ndërsa akuzohej për terrorizëm. /albeu.com/

Comments