Tiranë, 10 vjet burg babait që përdhunoi të bijën 12 vjeçe dhe e kërcënoi ta digjte

100

 

Moebel THEMA

JudgeGeneric_large

Gjykata e Tiranës dënon babain e akuzuar për një rast rrëqethës të abuzimit seksual brenda familjes me vajzën e tij të mitur.

I akuzuari, Artur L., 42 vjeç, u dënua me 10 vite burg, pasi u deklarua fajtor për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me vajzën e tij të mitur. Incesti u zbulua nga vajza e abuzuar në maj 2015, gati pesë vite pasi kishte ndodhur në banesën e kësaj familjeje në zonën e Babrrusë, në Tiranë. Shkak u bë fejesa e vajzës. Pas marrëdhënies së parë intime me të fejuarin, ai i tha asaj se do të prishnin raportin, pasi ajo nuk ishte e virgjër. Fillimisht, 17­vjeçarja K.L. është përpjekur t’i thotë atij që ishte dëmtuar gjatë mjekimit të një infeksioni, por kur nuk ka arritur ta bindë, është “zbërthyer”, duke rrëfyer historinë e abuzimit seksual nga babai i saj.

Në vijim ajo ka vënë në dijeni edhe të ëmën, me të cilën më pas është drejtuar për në Polici, ku ka kallëzuar historinë e tmerrshme. Ajo ka rrëfyer se tri rastet e abuzimit ishin shënuar kur ajo ishte 12 vjeçe dhe e pandërgjegjshme për të kuptuar veprimet e babait të saj. Sipas saj, i ati i ka kërkuar marrëdhënie edhe para fejesës, por ka hasur në rezistencë. Në përfundim të 19 seancave shqyrtimi gjyqë­ sor, një treshe gjyqtarësh ka vlerësuar si të provuar akuzën e ngritur ndaj të pandehurit, atë të “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. HISTORIA Në datën 10 maj 2015 është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr.5 dhe ka bërë kallëzim penal shtetasja K.L., në shoqërinë e nënës së saj, dhe ka kallëzuar se babai i saj, Artur L., ka abuzuar seksualisht me të kur ishte në moshën 12­vjeçare.

Pasi kanë shkëmbyer unazat dhe ka qenë disa herë te shtëpia e të fejuarës, ai ka kërkuar ta çonte te shtëpia e tij K.L., ku kanë qëndruar disa ditë. Gjatë kësaj kohe, i fejuari i ka kërkuar të kryenin marrëdhënie seksuale. Ai e ka pyetur nëse ishte e virgjër apo jo dhe ka marrë prej saj përgjigjen se ishte e tillë. Pasi kanë kryer marrëdhënie seksuale, ai i ka thënë se “nuk je për mua”, pasi ndoshta kishte pasur dikë tjetër më parë. Ai i ka kërkuar t’i tregonte si qëndronte puna me premtimin se do ta mbante. K.L. i ka thënë se nuk ka pasur njeri tjetër dhe atë natë nuk kanë bërë më bisedë.

E reja i ka shpjeguar se për shkak të një infeksioni në zonën intime, kishte përdorur një pompë, nga e cila mund të ishte dëmtuar. Ditën tjetër, në mëngjes, ai ka reaguar sikur nuk kishte ndodhur gjë, pasi do ta mbyllnin këtë bisedë duke e lënë me kaq. Pasi kanë pasur edhe një raport tjetër intim, në orën 15:30 ata kanë udhëtuar drejt Tiranës. Kur kanë mbërritur në shtëpi, ai nuk ka treguar ndonjë sjellje të dyshimtë, kundrejt saj apo familjes së saj. Dy ditë më vonë, pasi ishte larguar për në shtëpinë e tij, i fejuari e ka telefonuar kallëzuesen K.L. duke i thënë se nuk kishin punë më bashkë, pasi nuk ishte e vërtetë ajo që i kishte treguar për punën e pompës, pasi ishte interesuar te specialistët e fushës.

ABUZIMI

Gjatë kohës që kjo ka ndodhur, ajo ka shpjeguar se nuk e konceptonte se çfarë ishte si veprim. Por, sipas saj, duke u rritur, i vinte zor nga vetja dhe mundohej t’i shmangej babait, duke mos lejuar t’i afrohet. Gjatë kësaj kohe, babai ka tentuar edhe herë tjetër, por ajo nuk e ka lejuar, duke i thënë se “do të më lësh në shtëpi pa martuar”. Babai i saj para fejesës i tha variantin e pompës, “se kur të jesh me të fejuarin e të bësh marrëdhënie, do t’i thuash se kam qenë e sëmurë dhe kam përdorur një pompë vaginale”. Këtë i ka thënë edhe të fejuarit, që rezultoi e gënjeshtërt, dhe i kushtoi prishjen e fejesës.

E EMA

Prishja e fejesës ka shqetësuar së tepërmi nënën e K.L., e cila ka filluar ta pyesë të bijën nëse ajo kishte pasur raporte me djem të tjerë. Minorenia ka rrëfyer vetëm një njohje disamujore me një djalë nga Lezha, por me të cilin nuk ka pasur kontakt intim. Referuar kallëzimit të K.L., nëna e saj, duke këmbëngulur për të vërtetën, ka bërë një mallkim të rëndë. Ky ka qenë momenti që e bija i ka treguar për të vërtetën e abuzimit seksual nga ana e të atit në moshën 12­ vjeçare, në dy raste gjatë muajit tetor të atij viti. Pohimi i së bijës ka tronditur së tepërmi të ëmën. Sipas kallëzimit, kur i ati është kthyer atë ditë nga puna, bashkëshortja i ka thënë: : “Çfarë më ke bërë, më ke rrahur sa të duash, ta kam falur shumë herë, por këtë që më ke bërë me vajzën, nuk kam për ta falur, prandaj largohu vetë nga shtëpia dhe mos të të shohim më”. Nga ana e tij, Artur L. nuk e ka pranuar të ketë bërë atë që pretendonte e bija. “Nuk janë të vërteta këto fjalë, nuk ka ndodhur asgjë”, është shprehur K.L., babai i saj.

DESHMITE

Referuar vendimit të Gjykatës, gjatë dëshmisë së dhënë në gjyq, në prani të psikologes, 17­vjeçarja ka pohuar se kishte pasur marrëdhënie të mira me të atin, por edhe ishte dhunuar prej tij. “Sillej mirë dhe e kam logjikuar pasi ka dashur për të më mbajtur për vete, për mos i thënë njeriu.

Në moshën 17 vjeçe nuk ia lejova më vetes, pasi fillova po e kuptoja të mirën dhe të keqen. Në momentin që i thashë mamasë se u ndava, ajo më pyeste pse u ndave. Babai i tha nënës lëre se mendja është kokërr gruri dhe po bën ndonjë gjë. Atë natë babai nuk më tha gjë. I tregova nënës këtë gjë dhe iu duk shumë e pabesueshme”, ka dëshmuar ndër të tjera minorenia. Ndërsa bashkëshortja e të pandehurit, gjatë dëshmisë së saj në gjyq, ka shpjeguar se ka pasur vazhdimisht probleme me burrin, pasi ai sa herë që pinte, i thoshte që me kë i kishte bërë fëmijët dhe se donte analizat e ADN­së së tyre. Në lidhje me ditën kur ka marrë vesh abuzimin seksual të vajzës së saj, ajo ka rrëfyer se i shoqi është nervozuar shumë. “Ka marrë thesin e miellit dhe e ka hedhur në VC dhe më pas prishi të gjitha kartat e telefonit.

Në një moment kur po debatonin dhe vajza ishte në kuzhinë, ai i ka shkuar atje duke i thënë që përse i kishte treguar të ëmës. Ajo shprehet se ai i ka kërcënuar se do t’i digjte të gjithë brenda, nëse ai muhabet dilte jashtë shtëpisë”, citohej dëshmia në vendimin e Gjykatës. Në lidhje me ballafaqimin e të dëmtuarës dhe të pandehurit, Gjykata çmon se pyetja e të dëmtuarës u realizua dhe nga i pandehuri nuk u bë asnjë pyetje apo deklarim që të kontestojë deklarimet e shtetases K.L. në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

ARSYETIMI I GJYKATES

“Në përfundim të këtij shqyrtimi gjyqësor, bazuar në të gjitha faktet, provat dhe argumentet e cituara në këtë vendim të arsyetuar, kjo gjykatë arrin në bindjen e saj të plotë se i pandehuri ka konsumuar plotësisht elementët e veprës penale të ‘marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur’, duke përfituar nga mosha e saj tepër e vogël, 12 vjeçe, e për rrjedhojë nga vështirësia objektive në të kuptuarit e të vlerësuarit drejt dhe plotësisht të fakteve, rrethanave, çështjeve, marrëdhënieve të caktuara, duke pasur parasysh këtu moshën dhe zhvillimin mendor, nivelin arsimor, dhe intelektin e një adoleshenteje krejt të brishtë; mentalitetin e rrethit familjar dhe shoqëror në të cilin ajo bën pjesë, zhvillimin shoqëror, kulturor dhe intelektual të familjes së saj, të rrethit farefisnor dhe atij shoqëror, ku ajo është rritur, edukuar dhe jeton të përditshem dhe realitetin e saj”, arsyetonte Gjykata./Panorama

Comments