Tiranë, banesa e përmbytur rrezikon të shembet


Reshjet e sotme kanë sjellë përmbytje në kryeqytet.Këtë fat ka pasur edhe një banesë në Sauk të Tiranës.
Pasi u përmbyt, tani banesa rrezikon të shembet. Banesa ndodhet pranë Shkollës së Policisë në Sauk. Raportohet se njësitë e ndërhyrjes së shpejtë kanë evakuuar të gjithë anëtarët e familjes që jeton atje.
Ndërkohë, në zonën e Komunës së Parisit, ujërat e zeza kanë pushtuar rrugët.