Tiranë, punëtori hyn të zhbllokojë pusetën, por gjen 2 automatikë brenda

273

 

Moebel THEMA

14362491_10154538357581926_6620619360443294196_o

Një punëtor kanalizimesh ka gjetur 2 automatikë brenda një pusete në afërsi të Fabrikës së Miellit Tiranë. Nuk dihet nëse me ta janë kryer vrasje, ndaj polcia ka nisur hetimet për atë që i ka fshehur aty.

Policia e Tiranës njoftoi se “në rrugën “Agim Qarri”, punonjësit e UKT, gjatë pastrimit të një pusete kanë gjetur dy armë zjarri: një pushkë, model 56, dhe një automatik, model 56, kalibri 7.62 mm, pa karikator dhe një kuti metalike me fishekë model 56, kalibri 7.62 mm, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Parashikuar nga Neni 278/2 i Kodit Penal.”

Comments