Tiranë, tenton të korruptojë me 20 mijë lekë policin rrugor, arrestohet 27-vjeçari



Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin Emiljano Dervishi, 27 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi tek mbikalimi i liqenit, duke udhëtuar me mjetin tip “Volksëagen”, me targë AA 787 NO, i ka ofruar 2.000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor për ta falur për shkeljen e bërë, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
2 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)