Tite: Ndeshja ndaj Belgjikës do të jetë një spektakël

197

Trajneri i kombëtares së Brazilit pret një kundërshtar shumë të fortë në fushën e lojës.

Brazili synon që këtë vit të arrijë te titulli i gjashtë në histori dhe përballë do të ketë një kundërshtar shumë të rrezikshëm siç është Belgjika.

Në konferencën e fundit për shtyp, trajneri Tite nuk ka kursyer lëvdatat për ekipin belg.

“Mënyra se si Belgjika e ndërton lojën është e jashtëzakonshme. Ata janë një skuadër shumë e fortë dhe besoj se do të shohim një ndeshje të mirë që do të prodhojë futboll”, ka thënë ai.

Më pas 57-vjeçari komenton skuadrën e tij, ku ndalet te Neymar, për të treguar dhe një herë se nuk i interesojnë aspak ato se çfarë thuhen për të.

“Në krahun e majtë do të kthehet Marcelo, po ashtu do të luajë dhe Fernandinho. Neymar? Të thonë çfarë të duan për të. Unë kujdesem vetëm që ai të vazhdojë të shprehet në nivel të lartë siç ka bërë deri më tani”.

Comments