Tjetër senzacion në Botëror, Japonia e mund me përmbysje Gjermaninë

99

Një tjetër dramë e vërtetë u zhvillua në Kupën e Botës “Katarui 2022”.

Gjermania është mposhtur nga Japonia në xhiron e parë të grupit E me përmbysje 1:2, shkruan Gazeta Express.

Gjermanët kaluan të parët në epërsi në minutën e 33-të kur Gundogan realizoi nga penalltia.

Moebel THEMA

Në sekondat e fundit të pjesës së parë, Gjermania shënoi sërish nëpërmjet Kai Havertz, por goli u anulua nga VAR-i për shkak të pozicionit jashtë loja.
E pjesa e dytë ishte krejt tjetër ndeshje. Zëvendësimet e bëra nga trajneri japonez, Moriyasu dhanë frytë, pasi dy golat e tyre erdhën nga lojtarët e inkuadruar në pjesën e dytë.

Fillimisht Doan barazoi shifrat në minutën e 75-të, kurse tetë minuta më pas Asano shënoi golin që vlen tri pikë për ekipin japonez.

Me këtë fitore, tani Japonia i prin përkohëisht grupit E me tri pikë, kurse Gjermania mbetet e fundit me zero pikë.

Pjesë e këtij grupi janë edhe Spanja dhe Kosta Rika. /Gazeta Express/

Comments