Tjetër tragjedi në bregdetin e Vlorës, mbytet një 10-vjeçare

341
fresco

Thellohet bilanci i viktimave të mbytur në plazhet e Shqipërisë. Mesditën e kësaj të mërkure raportohet se është mbytur një vajzë 10-vjeçare në plazhin e Portonovës në Zvërnec, Vlorë, tek i njejti vend ku u mbytën tre të rinjtë një muaj më parë, duke e çuar numrin e viktimave në këtë vend në katër.

Policia e Vlorës është nisur drejt vendngjarjes dhe pritet të japë më shumë detaje për rrethanat e ngjarjes.

Kujtojmë se Beniamin Ferhati nga Tetova e Maqedonisë dhe dy kushërira u mbytën më 15 korrik në plazhin e Portonovës. Beniamini nuk ka mundur t’i bëjnë ballë rrymave të forta dhe dallgëve, kur hyri për të shpëtuar vajzat.

Comments