Tmerr në aeroport, avioni shpërthen në flakë gjatë uljes emergjente

Një avion i kompanisë “Emirates” ka shpërthyer në flakë teksa ka bërë një ulje emergjente në aeroportin e Dubait gjatë mëngjesit të së mërkurës. Nga raportimet e para është mësuar se problemi mund të ketë qenë tek rrotat e avionit, të cilat nuk kanë dalë ndërkohë që avioni ulej.
Më pas është thënë se zjarri kishte shpërthyer që në kohën që avioni ishte në fluturim. Siç janë shprehur zyrtarët në Dubai, pasagjerët që ushëtonin nga India janë evakuuar dhe deri më tani nuk ka rezultuar asnjë viktimë. Autoritetet kanë nisur hetimet pë të zbardhur ngjarjen.