Tmerr në familjen lushnjare/ Gruaja tenton të vrasë burrin me ndihmën e djalit

276

Tmerr në familjen lushnjare/ Gruaja tenton të vrasë burrin me ndihmën e djalit

Dramë në një familje në Lushnjë. Një grua, së bashku me të birin kanë ka dhunuar kryefamiljarin dhe kanë tentuar ta mbysin.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gramsh të Lushnjës. Policia njofton se janë arrestuar nënë e bir, të identifikuar si Nafie Cani, 53 vjeçe dhe Artir Cani, 27 vjeç.

Ata kanë dhunuar fizikisht dhe kanë tentuar të mbysin kryefamiljarin, E.C. 57 vjeç, bashkëshorti i Nafies dhe babai i Artirit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Dhunë në familje”, njofton policia pa dhënë detaje të mëtejshme lidhur me shkaqet e ngjarjes.

Comments