‘Tmerrohen’ mediat italiane: Mafia shqiptare ka nisur të falsifikojë edhe ilaçet

236

Në një shkrim të gazetës italiane “Il Giornale” hidhet dritë mbi industrinë e medikamenteve të falsifikuara në Itali.

Kështu, gazeta italiane shkruan se grupet mafioze në Itali, veç drogës dhe prostitucionit tashmë kanë nisur që të bëjnë edhe falsifikim të medikamenteve.  “Kinezët, rumunët, shqiptarët, si edhe libianët, gjeorgjianët dhe afrikano-veriorët kanë nisur aleanca mes tyre në falsifikimin e medikamenteve mjekësore”, shkruan gazeta italiane. Në top-listë është mafia kineze me Triadat e famshme.

Pas tyre vijnë shqiptarët, të cilët sipas gazetës janë konsoliduar me kalimin e kohës. Gazeta shkruan se mafia shqiptare është lider në Europën Lindore. “Ata kontrollojnë trafikun e qenieve njerëzore, prostitucionin dhe trafikun e drogës drejt Italisë”, shkruan “Il Giornale”.

Comments