Todorov: Nuk kemi shëndetësi ideale, por ajo vazhdimisht po zhvillohet

152

Moebel THEMA

nikolla-todorov-780x439

Duke i numëruar ristië në politikën shëndetësore, e theksoi projektin “Termini im” dhe pyeti nëse në të kaluarën pacienti ka mundur në termin të caktuar të saktë të shkojë në mjek. Theksoi se sipas anketave, 70 për qind në mesin e pacientëve dhe të punësuarve në shëndetësi janë të kënaqur nga kjo reformë.

I përmendi edhe hapjen e kirurgjinë kardiake shtetërore, kirurgjinë kardiake të fëmijëve, spitalin e ri në Kozle, edukimin e vazhdueshëm të mjekëve në vendet e jashtme, furnizimet e kompjuterëve tomografikë, rezonancat magnetike dhe angiografe në mbarë shtetin, furnizimin e automjeteve për ndihmë të shpejtë.

Në vitin 2005, tha ai, pacientët kanë qenë të detyruar të presin dhe të vdesin apo, ata që kanë pasur para – të shkojnë në vendet fqinje. Për kardiologjinë intervenuese, tha Todorv, para dhjetë viteve është pritur prej gjashtë deri në tetë muaj, ndërsa në Onkologji pacientët me sëmundje të rënda malinje kanë pritur një vit për radioterapi për të cilën pritet tri ditë përgatitore.

Në panel-diskutim “Për jetë të shëndetshme” morën pjesë edhe drejtorë të klinikave dhe spitaleve dhe përfaqësuesve nga Ministria e Shëndetësisë dhe të Mjedisit të Jtetesës dhe Planifikimit Hapësinor.

Comments