Tom Brady dhe Sydney Sweeney ndezin thashethemet për romancë pas dasmës së Bezos

85

Tom Brady dhe Sydney Sweeney kanë ndezur thashethemet për një romancë të mundshme, pasi u panë duke kërcyer së bashku deri në orën 2 të mëngjesit në dasmën luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia.

Të nesërmen, të dy u panë në një shëtitje nëpër rrugët romantike të qytetit italian, të shoqëruar nga aktori Orlando Bloom.

Burime nga brenda festës tregojnë se Brady ishte veçanërisht i afërt me aktoren 27-vjeçare të “Euphoria”, e cila së fundmi është ndarë nga i fejuari i saj Jonathan Davino, shkruan DailyMail.

Edhe pse nuk ka ende konfirmim zyrtar, afërsia e dukshme mes tyre ka mjaftuar për të ndezur rrjetin.

Fansat kanë reaguar me përzierje habie, ironie dhe kureshtje ndaj mundësisë së një lidhjeje mes yllit 47-vjeçar të NFL-së dhe një prej aktoreve më të dashura të Hollywood-it të ri.

Nëse marrëdhënia konfirmohet, dyshja pritet të bëhet një nga çiftet më të përfolur të vitit, jo vetëm për famën, por edhe për diferencën e theksuar në moshë dhe stil jetese.

Comments