Tomë Gashi e quan Gjykatë raciste Gjykatën Speciale (Video)
Avokati Tomë Gashi ka folur për Gjykatën Speciale
Gashi në ‘Click’ të RTV21, Gjykatën Speciale e ka quajtur si Gjykatë raciste.
Gashi ka thënë se kërkund në botë nuk formohet një gjykatë për shkakt të një etniteti, pra si në rastin tonë që të gjykohen vetëm shqiptarët dhe jo serbët dhe për këtë arsye ai e quajti Gjykatë raciste, Gjykatën Speciale, shkruan rtv21.tv
Po ashtu Tomë Gashi tha se rastet e Sylejman Selimit dhe Sami Lushtakut do të duken raste minore në krahasim me atë çfarë mund t’i ndodhë dikujt në Gjykatën Speciale e cila do të fillojë punën për disa muaj./21Media