Toni Kroos flet për përballjen Bayern – Real, ja kë e sheh si favorit
Të mërkuren me 15 prill, zhvillohet ndeshja e dytë çerekfinale e Ligës së Kampionëve, mes Bayern Munich dhe Real Madridit.
Skuadra gjermane ka një përparësi, pasi ka fituar ndeshjen e parë si mysafir, me rezultat 2-1, shrkuan IndeksOnline.
Ish-futbollisti i Reali, mesfushori gjerman, Toni Kroos ka folur për këtë superpërballje.
Ai tha se Bayerni në vitet e fundit ka treguar performanca të mira ndaj Realit, por ka dështuar të ruajnë rezultatin në ndeshjet e kthimit, ku iu kanë kushtuar edhe me kualifikim.
“Nuk u habita nga ajo që ndodhi në ndeshje, megjithëse Bayern nënshkroi një performancë të shkëlqyer, por ajo që ndodhi pasi shënoi 0-2 ishte aspekti më mbresëlënës mendërisht.
Në vitet e fundit, Bayern ka ofruar performanca të mira kundër Real Madridit, por në ndeshjet e kthimit shpesh dështojnë të ruajnë nivelin e tyre ose të sigurojnë klasifikimin, duke u prekur nga detaje të vogla.
Real Madridi është skuadra më e rrezikshme në botë kur ndeshjet shndërrohen në kaos sulmues dhe në një shkëmbim të ashpër; është një stil që ata e adhurojnë.
Kjo është arsyeja pse Real Madridi iu afrua barazimit. Ndeshja mund të kishte përfunduar 3-3, por përfundoi 1-2.”, ka deklaruar Kross./IndeksOnline/

