Dy ish-agjentët e lartë të DSK-së, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski janë arrestuar sonte.Jozyrtarisht raportohet se Grujovski dhe Boshkovski janë arrestuar në Selanik. MPB deri tani nuk ka konfirmuar këtë informacion dhe nuk jep detaje. Grujevski dhe Boshkovski disa muaj më parë pas vendimit për parabugrimin e tyre ishin arratisur dhe ishin të pakapshëm për organet e rendit.
Arrestimin e Grujovskit dhe Boshkovskit e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të lartë të LSDM-së në profilet e tyre në rrjetet sociale.
Ndaj tyre menjëherë u shpallë edhe fletëarrest ndërkombëtar. Grujovski gjithashtu fshihej me një identitet tjetër, edhe atë të një polici të njësisë speciale.
Goran Grujevski si ish-drejtor i Drejtorisë së Pestë për Siguri dhe Kundër – Zbulim ishte përgjegjës për përgjime masive me urdhër të ish-shefit të tyre Mijallkov.
Prokuroria Speciale theksoi se kjo drejtori ka qenë përgjegjëse për monitorim të komunikimeve dhe, sipas Prokurorisë Speciale, ajo ka përgjuar paligjshëm zyrtarë, politikanë, gazetarë, diplomatë të huaj dhe mijëra qytetarë të tjerë nga viti 2008 deri më 2015.
Edhe Boshkovski që ishte i akuzuar për të njëjtën vepër gjithashtu ka qenë në arrati.