Kanë kaluar 20 vjet që nga vrasja e gjashtë të rinjve serbë në kafenën Panda në Pejë dhe vrasësit ende nuk janë kapur .
Çështja thjesht nuk ekziston në gjyqësorin e Kosovës, ndërsa në Serbi një hetim është ende në proces shkruan danas.rs transmeton Faktiditor.ch. Presidenti Aleksandar Vuçiç ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se ka “disa njohuri”, por rasti ende nuk është zgjidhur.
Më 14 dhjetor 1998, dy meshkuj të maskuar hynë në kafenën “Panda”, që ndodhej në qendër të Pejës dhe vrau pesë nxënës të shkollave të mesme serbe dhe një student me armë zjarri automatike.
Ivan Obradoviç, Zoran Stanojeviç, Svetislav Ristiç, Dragan Trifoviç dhe Vukosav Gvozdenoviç dhe Ivan Radevic u vranë atë kohë .
Vladimir Vukçeviç, ish-prokurori i krimeve të luftës i Serbisë, i tha Danasit se prokuroria e drejtuar prej tij nuk ishte përgjegjëse për rastin “Panda”, por informacioni që më pas erdhi thotë se në afërsi të kafeneve, si dhe të zonës përreth, nuk ka pasur shqiptarë, por vetëm forcat ushtarake dhe policore serbe dhe se kjo ishte një “obstruksion i rëndë i rastit “.
Duke qenë se masakra e të rinjve serb nuk është ndjekur penalisht në gjyqësorin e Kosovës, rasti Panda është marrë në vitin 2015 nga Zyra e Prokurorisë për Krimin e Organizuar.Sipas mediave të Beogradit, deri në vitin e kaluar, janë 34 persona që janë hetuar që nga maji i vitit 2016.
Presidenti Aleksandar Vuçiq ka theksuar në mënyrë të përsëritur se ka “disa njohuri” për vrasjen e një të riu dhe se autoritetet kompetente të Serbisë po kërkojnë prova.
Ai gjithashtu tha se rasti duhetj të zgjidhej më herët, por ende nuk ndodhi, vrasësit janë akoma të lirë. Është interesante që në disa raste ai gjithashtu tha se e vërteta nuk do të pranohet nga publiku.
Bekim Blakaj, drejtor i Qendrës për të Drejtën Humanitare të Kosovës, deklaroi se Fondi nuk ka ndonjë informacion të detajuar për autorët dhe kryerësit e këtij krimi.
Gazeta Danasa dje i dërgoi një pyetje Ministrisë së Drejtësisë nëse ata kanë njohuri të reja rreth rastit Panda, me rastin e përvjetorit të masakrës së të rinjve serbë në qendër të Pejës.Por për fat të keq ata nuk morrën ndonjë përgjigje për këtë cështje ./Faktiditor.ch/