Arsenali insiston t’i mbajë në klub dy yjet e skuadrës së tyre, Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez, raportojnë mediat britanike.
E ardhmja e dyshes se ‘Topçinjve’ akoma është në dilemë, pasi që Arsenali ende nuk ka arritur të bind Ozil-in e Sanchez-in për rinovimin e kontratës së re.
Ish-futbollisti i Real Madridit dhe ish-futbollisti i Barcelonës, prej kohësh janë të lidhur më largimin nga ‘Emirates’, mirëpo, raportohet se skuadra e Arsene Wenger vazhdon ‘luftën’ për të bindur Ozil-in e Sanchez-in që të qëndrojnë edhe disa vite tek Arsenali.