Tottenham cakton çmimin e Kane, më i shtrenjtë se Neymar

297

Tottenham Hotspur kërkon 200 milionë funte për shitjen e yllit anglez, i kërkuar nga Real Madrid.

Tottenham Hotspur ka caktuar çmimin e shitjes për sulmuesin Harry Kane.

E përditshmja britanike “Times” shkruan se klubi londinez kërkon 200 milionë funte për shitjen e yllit anglez, i kërkuar nga Real Madrid.

Kane ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Tottenham.

Shifra e kërkuar nga Tottenham është më e lartë se ajo që pagoi PSG për blerjen e Neymarit nga Barcelona.

Ai po ashtu u bë golashënuesi aktual më i mirë te skuadra e Anglisë.

Comments