Tottenham e shkatërron Unitedin në “Old Trafford”
Manchester United është mposhtur thellë në shtëpinë e tij.
Tottenham arriti që të marrë tre pikë nga “Old Trafford”, duke shënuar fitore prej 3-0.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi Brennan Johnson, i cili shënoi në minutën e 3-të.
Pjesa e parë u mbyllë me një rast diskutabil, pasi Bruno Fernandes u ndëshkua me të kuq pas një ndërhyrje në James Maddison.
Pjesa e dytë ishte e tëra e Tottenhamit.
Skuadra e Ange Postecoglu shënoi edhe dy gola të tjerë me anë të Kulusevski dhe Solanke.
Tottenhami me këtë fitore shkon në 10 pikë pas gjashtë ndeshjeve, derisa United shkon në pozitën e 12-të./GazetaExpress/