Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka emëruar drejtor të kufirit në Vlorë Besmir Qibinin, një nga njerëzit e tij më të afërt, i cili mbante postin e zv/drejtorit të përgjithshëm të doganave në sektorin e antikontrabandës.
Ditët e fundit janë kapur sasi të mëdha të kanabisit që trafikohen nga bregdeti i Vlorës për në brigjet italiane.
Gjatë javës së fundit është njoftuar çdo ditë për kapje të skafeve me drogë nga Guarda di Finanza.
Kujtojmë se ndaj Besmir Qibinit janë bërë akuza të forta nga opozita. Lulzim Basha e quajti një njeri mbi të cilin rëndojnë dyshime të forta për lidhje me trafikun e drogës, ndërsa ish-Kryeministri Sali Berisha e ka etiketuar si “ushtar i bindur i Shullazit”.