Tragjedi: Ndërron jetë Adonisi 12 vjeçar, ishte shembullor edhe në shkollë edhe në xhami

309

Një vdekje e rëndë ka tronditur fshatin Tërrnoc të Bujanocit dhe mbarë Luginën e Preshevës, që po ndan dhimbjen me familjen Adili pasi ka ndërruar jetë djali i tyre Adonisi, që sapo kishte filluar klasën e pestë të shkollës fillore. Ai ka qenë fëmijë shembullor dhe i shkëlqyeshëm, si në shkollë poashtu edhe në xhami.

Ja si e ka përkujtuar Adonisin mësuesi i tij, Rijad Demiri.

“Me dhembje të thellë i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Adili nga Tërnoci e në veçanti prindërve për humbjen e birit te tyre Adonisit.
Adonisi gjatë katër viteve sa isha mësimdhënës i tij ishte një nxënës me sjellje të shkëlqyeshme. Ndaj vdekja e tij ka pikëlluar edhe mësimëdhënësit dhe shokë e tij. Ai sapo filloi klasën e pestë por Allahu është ai që jep dhe merr jetën. O Allahu ynë, mos na sprovo me atë që vështirë e kemi ta përballojmë”, ka shkruar Demiri, duke përkujtuar nxënësin e tij.

Comments