Tragjedi në Gllumovë të Shkupit: Vajza 10-vjeçare plagoset rëndë nga plumbi qorr në oborrin e shtëpisë së tij

72

Më 31.01.2026, rreth orës 16:00, në Stacionin Policor të Shkupit është raportuar se një plumb qorr ka plagosur një vajzë 10-vjeçare në oborrin e një shtëpie në fshatin Gllumovë, Shkup.

Vajza ka marrë goditje në këmbë dhe menjëherë është dërguar në Kompleksin Klinik “Nëna Tereza”, ku mjekët kanë konstatuar lëndime të rënda trupore.
Policia dhe institucionet e tjera përkatëse po marrin masat për zbardhjen e plotë të rastit.

Comments