Tragjedi në Kumanovë, 15 vjeçari mbytet në lumin Pçinja

506

Gjatë ditës së djeshme, në ora 16:40 minuta është njoftuar se në një fshat të Kumanovës një 15 vjeçar nga fshati Lubodrag, është futur në ujërat e Lumit Pçinja dhe ka ndërruar jetë. Nga ana e zyrtarëve policorë, përfshi dhe ndihmën e banorëve të kësaj ane është gjetur trupi i të ndjerit dhe është nxjerr nga Lumi.

Ndërkohë nga ana e ekipit të ndihmës së shpejtë vetëm se është konstatuar vdekja, pa shenja të dhunës. Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjes.

Comments