Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, nënës dhe djalit të saj të mitur, Merjeme dhe Luka Azisllari, të cilët humbën jetën dje pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët në Maliq.
Kryefamiljari, Valentino Azisllari, përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se ceremonia e varrimit do të mbahet sot pasdite, ora 15:00.
Si pasojë e zjarrit ka mbetur e lënduar dhe vajza e mitur, vetëm 6 vje֛çe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës.
Zjarri ka shpërthyer rreth orës 13:30 në një banesë familjare, ku ndodheshin një nënë 40-vjeçare së bashku me dy fëmijët e saj. Si pasojë e flakëve dhe tymit të dendur, nëna Merjeme Azisllari, dhe djali i saj, Luka Azisllari, 14 vjeç, humbën jetën nga asfiksia.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe ambulancat, të cilat kanë transportuar me urgjencë dy fëmijët drejt Spitalit Rajonal të Korçës. Fatkeqësisht, 14-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa fëmija tjetër, 6-vjeç, ndodhet në gjendje kritike për jetën.