Në tre ngjarje të ndryshme, emigrantët, të dëshpëruar mes ankthit dhe frikës pas defektit në anije apo gomone, janë hedhur në det ende pa arritur ekipet e emergjencës.
Operacionet u kryen nga roja bregdetare italiane, Kryqi i Kuq dhe skuadra Moas. Dy operacionet e para përfunduan në tragjedi.
Në të parin, emigrantët që ndodheshin në bordin e një gomoneje të prishur ranë në det. Gjysma e marinës ushtarake, pjesë e misionit Mare Nostrum, nisën operacionet, ku arritën të shpëtojnë një pjesë të mirë të tyre, por rikuperuan edhe shtatë trupa të pajetë. Një tjetër viktimë u gjet në një barkë të vogël gjithashtu.
Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të sotëm ndodhi një tjetër tragjedi tronditëse. Anija italiane pikasi një barkë të tejmbushur me njerëz dhe u afrua për të shpërndarë jelekët e shpëtimit.
Por, sipas Kryqit të Kuq, për një moment emigrantët në bordin e gomones së mbushur me ujë i ka zënë paniku dhe kanë nisur të hidhen në det. Në fund, pesë gra dhe dy burra u gjetën të vdekur, ndërsa 134 të tjerë u shpëtuan.
Italia përballet me mbipopullim të qendrave të strehimit, veçanërisht në Sicili, aty ku edhe është kontakti i parë i emigrantëve pas udhëtimeve të rrezikshme.