Tragjedi në Strugë: Gruaja shkilet nga makina e saj!

Gjashtëdhjetë e dy vjeçarja nga fshati Vranishtë e Strugës dje ka humbur jetën pasi ishte shkelur nga makina e saj.
Siç njofton policia, incidenti ka ndodhur rreth orës 18 e 20 minuta në Radozhdë, së bashku me burrin e saj u nisën nga shtëpia e S.G, transmeton TetovaSot.
Burri i saj nuk ka arritur të ndezë makinën e tij të tipit “Fiat”, dhe i ka thënë gruas dhe S.G ta shtyjë që ai të ndezë automjetin, por në një moment makina filloi të lëvizë prapa, dhe frenat nuk i kanë punuar.
Makina “Fiat” ka shkelur mbi grua e cila vdiq në rrugën për në spital./TetovaSot/