Tragjedi në Tetovë: Një foshnjë pesëjavëshe dërgohet pa shenja jete në Qendrën Urgjente
Më 15.02.2026 në ora 11:00 në SPB Tetovë është denoncuar se në Qendrën Urgjente në Tetovë është sjellë një foshnjë pa shenja jete. Menjëherë është vepruar dhe është konstatuar se bëhet fjalë për një bebe pesë javëshe të personit I.A.(37) nga Tetova.
Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë dhe mjeku i mjekësisë ligjore, me ç’rast nuk janë gjetur gjurmë dhune. Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dorëzuar për obduksion dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

