Tragjedi: Një vajzë është gjetur e vdekur në Saraj



Dje rreth orës 19:26, I.T ka denoncuar se në Saraj të Shkupit, në një ndërtesë në rrugën “20”, ka gjetur të vdekur mbesën e tij S.A (24) nga Tetova.
Ajo është gjetur nga ana e gjyshit të saj i cili ka hapur derën me dhunë.
Vëllezërit dhe gjyshi kanë njoftuar se ajo ka qenë person me sëmundje mendore.
Pas urdhrit të Prokurorit Publik, trupi është dorëzuar për obduksion.