Tragjedi, vdes një azilant nga Kumanova, ja emri i tij

294

bekim-asani

Shtetasi 35-vjeçar nga Maqedonia, që ka ndërruar të martën pas një mosmarrëveshje me policinë holandeze, në një qendër tregtare në Maastricht është Bekim Asani nga fshati Çerkez i Kumanovës. Sipas mediumeve holandeze, gjatë një kontrolli nga policia, ai ka kundërshtuar dhe me këtë rast, të ndihmuar edhe nga kalimtarët e rastit, policia ka arritur ta shtrijë përtokë. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, ai është ngulfatur. Bashkëfshatarët e tij thonë për Gazetën Lajm se Bekimi ka qenë person i sjellshëm dhe punëtorë.

 Ja si kanë raportuar mediumet gjermane lidhur me rastin:

Një patrullë policore ka dashur të kontrollojë, në një qendër tregtare një shtetas refugjat nga Maqedonia, kur papritmas ai i sulmon oficerët e policisë. Edhe përkundër faktit se policia ka përdorur sprej për ta neutralizuar atë, 35-vjeçari nuk ka mundur të vihet nën kontroll të tyre. Tre dëshmitarë të ngjarjes, ndër ta edhe një polic civil, më në fund kanë arritur ta shtrijnë shtetasin maqedonas përtokë.

Sipas informatave të dëshmitarëve, me këtë rast, ai është ngulfatur dhe e ka humbur vetëdijen. Ai është dërguar menjëherë në spital, ku edhe pas pak kohësh ka ndërruar jetë. Por, sipas asaj që shkruajnë mediet gjermane, policia i ka mohuar pohimet se ai është ngulfatur, përcjellë „Shtegu.com“. Rasti është duke u hetuar edhe me ndihmën e videokamerave në afërsi.

Sipas informatave të deritanishme, shtetasi maqedonas ka jetuar që para pak kohësh në Holandë. Nga autoritetet përkatëse të migrimit, të hënën ai ka pranuar vendimin se duhet të largohet nga territori i BE-së dhe të kthehet në vendlindjen e vet.

Comments