Tragjedia ajrore me futbollistët, zbulohet detaji shokues

47
Tragjedia ajrore me futbollistët, zbulohet detaji shokues

Moebel THEMA

Piloti i avionit me të cilin udhëtonte ekipi brazilian i futbollit “Chapecoense”, Mick Quiroga, kishte kërkuar ndryshimin e planit të fluturimit, por një kërkesë e tillë nuk u miratua nga autoritetet. Sipas të dhënave të zbuluara nga hetuesit e aksidentit ajror në Medelin, piloti kërkoi që avioni të udhëtonte direkt për në Medelin, pa bërë më parë një ndalesë në Santa Cruz.

Fluturimi i 81 pasagjerëve kishte nisur në San Paulo të Brazilit dhe duhej të përfundonte në Bolivi, ku futbollistët do të luanin finalen e Kupës së Amerikës së Jugut.

Autoritetet e aviacionit refuzuan të miratonin lejen, në mënyrë që avioni të fluturonte direkt nga Sao Paulo (Brazil) në Medelin (Kolumbi). Një regjistrim audio ka treguar se piloti i kompanisë “Lamia” kërkon edhe nga kryebashkiaku i Chapeco-s, qyteti i klubit “Chapecoense”, që ta ndihmojë për të siguruar lejen e fluturimit direkt.

Edhe babai i Mick-it, pilotit të avionit, kishte humbur jetën në vitin 1963, kur ishte 53 vjeç, gjithashtu në një aksident ajror në Bolivi. Orlando Quiroga ishte pilot dhe në atë kohë Mick-i ishte vetëm një vjeç.

Comments