Tragjedia e dyzuar e Feretit

211

13095911_10154786229909348_4504956497971949121_n-1-300x300

Urim SALIHU
Do ikin të pikëlluara stinët për Feret Mustafën .Do ikin me kujtesën e tij të çdoditshme për dy njerëz të shtrenjtë që nuk do t’i sheh më kurrë.Ka njerëz që shohin vdekjen e babait,ka të tjerë që shohin atë të fëmijës, ndërsa Feret i pa të dyja njëkohësisht.Një copë e vrarë shpirti, një tragjedi që erdhi në atë të shtune gushti.Qielli pasdite u bë i errët.Ishin shenjat e një dickaje që do ndodhë.Shpesh njerëzit e parandjejnë këtë.Por kur të vijë e keqja vetëm mund ti hapësh derën dhe të presësh pak më tej se çfarë do ndodhë.Askush nuk e ka ndalë atë.Edhe sikur të kesh forcën e gjithë botës, nuk ia del .Eshtë një tjetër urdhër suprem.Eshtë urdhëri i Zotit që jep dhe merr krijesat e tij.

Por Fereti mundohet të marrë forcën dhe të nis rrëfimin e tij rrënqethës të asaj nate tragjike ku humbi dy të shtrenjtë, por tragjedia ka mundur të jetë akoma më e rëndë dhe kërcënuese që të shuajë një familje të tërrë.Fereti shpjegon për babain e tij , që bënte luftë secilën ditë me sëmundjen e tij të diabetit .Rrëfimi i tij shkon deri aty sa në fund mallëngjimi e mposht.Nuk përmbahet më, shpërthen në lot një baba për fëmijën dy vjeç që e humbi dhe një djalë që humbi babanë e shtrenjtë të tij.Fereti do të ketë kujt t’ia rrëfejë mrekullitë e jetës sepse ka edhe dy vajza ku mund të mbështetet, t’u rrëfejë secilën ditë se sa i do, se sa të shtrenjta janë.Por Fereti do t’a ketë shumë të trishtuar momentin kur ata do t’a kërkojnë vëllanë e vetëm që nuk e kanë më.Atë vëlla që zakonisht ne e konsiderojmë shtylla e së ardhmes në një familje.Ai do ishte njeriu që pas disa vitesh do t’i priste dhe përcillte motrat e tij , por mizoritë e jetës janë të tilla, nuk e lanë të rritet, e ndalën të rritet.Ne të gjithë jetojmë midis stuhisë, luftës së përditshme duke patur më të afërt mbretin e botës-vdekjen.Asaj fortese , asaj gjëje të trishtë, të akullt dhe rrënqethëse.

Në atë shtëpi të mbuluar nga uji ,në atë 6 gusht vërshimi ishte lëshuar dhe kërkonte jetë të shtrenjta njerëzish të merrte.Nuk pyeste për zemrat e thyera , donte shkatërrim, tragjedi, vdekje masive. Mekanizmat e harresës nuk kanë për ta hequr asnjëherë nga Fereti atë cast fatal ku humbi dy njerëz .Të dy ishin të pafuqishëm për ti shpëtuar atij vërshimi shkatërrues.Babai i Feretit ndoshta ka luftuar me forcat e fundit të shterrura nga pleqëria dhe sëmundja, dhe kur ajo forcë e braktisi, ai humbi betejën për ti dhënë vetes edhe pak jetë nga ditët e mbetura dhe të numëruara .Bashkë me të ,në të njëjtin vend braktisi frymëmarrjet edhe vogëlushi dy vjec .Ai iku me belbëzimet e para fëmijërore, me fjalët e para që mund t’i pëshpëriste.Ato pak fjalë, por që shkrijnë thellësinë prindërore.Iku me fjalët e para të pëshpëritura baba që godasin deri në thellësi dhe pafundësi dhe ora u ndal , frymëmarrja poashtu, zia e përjetshme ra në familjen Mustafa .Do ikin të pikëlluara stinët por kujtesa për jetërat e humbura të më të shtrenjtëve të tyre do jetojë secilën ditë me Feretin i cili kurrë më nuk do të jetë si më parë.

 

Comments